Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

Trajnim për Menaxher të Sigurimit

Industria e sigurimit privat përbëhet nga ndërmarrjet private të cilat kryejnë shërbimin e sigurimit fizik për individë, ndërmarrje private apo publike, institucione qeveritare dhe/apo jo-qeveritare, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe/apo pronës dhe pasurisë, sipas kontratës dhe me qëllim të fitimprurjes për pronarët e tyre.

Punëtor i sigurimit fizik

Apo roje fizike quhet cilido person i cili paguet me shpërblim, mëditje, apo pagesë mujore për të kryer detyrat e caktuara në industrinë e sigurimit fizik.

Shërbimi themelor i sigurisë

Sipas ligjit është ruajtja statike dhe patrullimi i lëvizshëm për mbrojtjen fizike të pronës ose të një zone të sigurtë.

Në shërbimet themelore të sigurisë përfshihen:

  • Sigurimi i vendparkimeve publike

  • Mbrojtja e ndërtesave dhe objekteve nga sulmet me qëllim të vjedhjes apo dëmtimit
  • Shërbim i kujdestarisë dhe recepsionit nëpër hyrjet zyrtare
  • Patrullimi i zonave të caktuara
  • Kujdesi për vendparkimet publike
  • Intervenimi në rast të paraqitjes së alarmit
  • Veprimet e mbrotjes kundër zjarrit dhe veprimet fillestare të luftës kundër zjarrit

Poligoni i Shenjëtarisë “Katana” beson se aftësimi i punëtorëve të sigurimit sipas standardeve botërore është thelbësor për zhvillimin e industrisë së sigurimit në Kosovë.

Përcjellja dhe kontrollimi i përvetësimit të përmbajtjes mësimore për vijuesit e Kursit Themelor për Punëtor të Sigurimit, i dedikohet punëtorëve të cilët do të kryejnë punë dhe detyra të punës në sigurimin fizik në ndërmarrje, ndërtesa dhe institucione të tjera.

Qëllimi i organizimit të këtij kursi, është që vijuesit të përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e punëve dhe detyrave në sigurimin fizik, si dhe aftësimin e tyre që në mënyrë të pavarur të: → → →

  1. Ndërmarrin masat e nevojshme të sigurimit fizik gjatë ruajtjes së objekteve/ndërtesave, pasurisë dhe personelit.
  2. Zbatojnë në praktikë rregullat nga fusha e sigurimit fizik.
  3. Ndërmarrin masat preventive të mbrojtjes kundër zjarrit në hapësirat e mbrojtura.
  4. Komunikojnë me mirësjellje me palët, klientin dhe zyrtarët tjerë.
  5. Dinë të shkruajnë dhe të plotësojnë raporte dhe formulare zyrtare.
  6. Jenë te aftë të parandalojnë dhe të zgjidhin konfliktet në vendin e punës.
  7. Punojnë nën kushte të stresit.

MËNYRA METODIKE E REALIZIMIT TË MËSIMIT

"

Planprogrami mësimor i kursit themelor për rojet fizike është konceptuar në bazë të analizës dhe studimit të grupit të punës së Poligonit të Shenjëtarisë “Katana” dhe përvojës shumëvjeçare në industrinë e sigurimit fizik në Kosovë, regjion dhe në botë.

Ky planprogram përmban një materie të sistemuar në 8 fusha mësimore, në të cilat janë të përfshira të gjitha aspektet e punës dhe veprimit të shërbimit të sigurimit fizik.

Ky program ju mundëson vijuesve të Kursit Themelor për Roje Fizike që të fitojnë dituri të mjaftueshme nga fusha e sigurimit fizik, përkatësisht të aftësohen për të marrë obligime dhe përgjegjësi në punë. Planprogrami i Kursit Themelor për Roje Fizike, realizohet përmes metodës së ligjërimit dhe ushtrimeve praktike, me një kohëzgjatje prej 60 orëve mësimore, përkatësisht 10 ditë pune. Temat mësimore përpunohen veç e veç dhe u përcillen kursantëve përmes ligjërimit të ilustruar me mjete konkretizuese dhe demonstrimeve dhe ushtrimeve praktike.

Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
en_USEnglish