Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

Trajnim për Operator të
Mbikqyrjes Elektronike

Programet për aftësim profesional të Poligonit të Shenjëtarisë “Katana”  ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes në industrinë e sigurisë private. Poligoni i Shenjëtarisë “Katana” ofron trajnim për Operator të Mbikqyrjes Elektronike. Programi është i përpiluar në mënyrë që t’i pajisë punëtorët e sigurimit me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca për karrierë për:

  • Detyra të punëtorit të sigurimit (rojtar, teknik i sigurisë, truproje)
  • Menaxhim të mesëm dhe të lartë të kompanive private të sigurisë
  • Këshilltarë të sigurisë dhe analistë të sigurisë në kompanitë private dhe institucionet publike (jashtë kompanive private të sigurisë)
Operatori i Mbikqyrjes elektronike duhet të plotësojë edhe këto kushte:
  1. Të ketë arritur moshën 21 vjeçare
  2. Të ketë aftësi fizike dhe mendore të kryejë detyrat e veta
  3. Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar
  4. Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm
  5. Të ketë kaluar me sukses verifikimin e së kaluarës
  6. Të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për operatorin e mbikëqyrjes elektronike dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë
  7. Të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent

Për marrjen e licencës

Për kryerjen e sherbimeve të caktuara të sigurimit, si kusht minimal, aplikuesi duhet të ketë qendrën e kontrollit siç është përcaktuar në nenin 13 të Ligjit të Shërbimit të Sigurisë.

Aplikuesi

I parashtron kërkesën organit kompetent për çertifikimin e Qendrës së Kontrollit. Organi kompetent lëshon çertifikaten për Qendrën e Kontrollit. Qendra e kontrollit mund të jetë funksionale si një qendër pranuese e alarmit e cila funksionon sipas standardit EN ISO 50518.

Organi kompetent

Para lëshimit të licencës, përmes inspektorëve të vet, do të sigurohet se qendra e kontrollit i plotëson standardet minimale të kërkuara.

Qendra e kontrollit

Duhet të veprojë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Organi kompetent me akt nënligjor përcakton standardet e kërkuara për certifikimin e Qendrës së Kontrollit dhe mënyrën se si do të kryhet inspektimi.

Kompanitë private të sigurimit të licencuara që ofrojnë shërbime të vëzhgimit elektronik të pronës,
duhet të sigurojnë se vëzhgimi elektronik është i kufizuar në:

1. Mbikëqyrjen e lëvizjes në dhe/ose përreth hapësirës të siguruar

2. Zbulimin dhe identifikimin e prezencës së personave të paautorizuar në dhe/ose përreth hapësirës së siguruar

3. Zbulimin e pranisë së zjarrit në dhe/ose përreth hapësirës të siguruar

Kompanive private të sigurimit ju ndalohet përdorimi i mjeteve të përgjimit të çfarëdo lloji. Shenjat e dukshme dhe të dallueshme të njoftimit, të cilat informojnë publikun për prezencën e sistemeve të tilla elektronike, duhet të vendosen në dhe/ose përreth hapësirës së siguruar. Kompanitë Private të Sigurimit duhet të kenë në gatishmëri të përhershme së paku 2 punëtorë të sigurimit të cilët në rast të lëshimit të alarmit ose me kërkesë të qendrës së kontrollit të vlerësojnë situatën, t’i ndërmarrin masat e nevojshme në hapësirën e siguruar dhe të raportojnë tek qendra e kontrollit.

Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
en_USEnglish