Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

Trajnim për Roje të TPG-së

VLERËSIMI PËR CERTIFIKATËN ROJE I TPG-SË

Vlerësimi për Certifikatën Roje i TPG-së, mbështetet në kriteret e paracaktuara, si dhe në nivelin që kandidati i plotëson këto kritere. Secila njësi, përmban kriteret kaluese, në përputhje me kontekstin e vlerësimit.

Vlerësimi i përgjithshëm për Certifikatën “Roje i TPG-së” është KALON, mbështetur në kompletimin me sukses të të gjitha njësive.
Që të arrijnë notën KALON për Certifikatën “Roje i TPG-së”, kandidati duhet të:

  • Kalojë testin “me shumë zgjedhje”, të hartuar dhe të kontrolluar, me së paku 70% të përgjigjeve të sakta
  • Kalojë vlerësimin e brendshëm, që përfshinë edhe testin praktik, me së paku 70% të pikëve të mundëshme.

Këto dy vlerësime, së bashku, do të përfshijnë të gjitha kriteret, për të gjitha njësitë e kursit.Testi “me shumë zgjedhje” administrohet nga QRT “Katana” pas përfundimit të kursit.


Për vlerësimin e brendshëm, QRT “Katana” përdorë metoda të ndryshme, duke përfshirë detyra praktike, studime rasti, vlerësimin në detyrë (punë), së bashku me projektet, mbikëqyrjen e performancës, si dhe vlerësime në kushte të kufizimeve kohore. Theksi vihet në zbatimin praktik të kritereve vlerësuese, në skenar real, duke i dhënë rëndësi të veçantë përvojës praktike në punë.


Detyrat praktike, të hartuara posaçërisht për nevoja të vlerësimit, janë të dizajnuara përkatësisht sipas qëllimit të vlerësimit, duke u mbështetur në kriteret e vlerësimit. Kujdes i veçantë i kushtohet domosdoshmërisë që detyrat praktike të përfshijnë të gjitha kriteret vlerësuese, për të gjitha njësitë, siç është përcaktuar në Kriteret Vlerësuese, të njësisë përkatëse. 


Kriteret vlerësuese, për të cilat është dizajnuar projekti, janë të përcaktuara qartë, me qëllim që (a) të shërbejnë si referencë për kandidatët (me qëllim të transparencës, si dhe që informatat kthyese nga kandidatët të jenë specifike për secilin kriter), si dhe (b) të ndihmojnë procesin e standardizimit të brendshëm. Detyrat dhe aktivitetet janë të tilla që t’i mundësojnë kandidatit, që të dëshmojë njohuri që drejtpërdrejt lidhen me kriterin përkatës.


Testet përfundimtare me shkrim dhe ai praktik, zhvillohen në përfundim të kursit. Testi organizohet në kohëzgjatje të mjaftueshme, në mënyrë që të gjithë kandidatët t’i nënshtrohen testimit.

Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
en_USEnglish