Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

POLIGONI I MBYLLUR

MIRË SE VINI NË POLIGONIN E RENOVUAR ME VENTILIM TË SHKËLQYER

tymin do ta shihni vetëm sa për t’i marrë erë

 

 POLIGONI I MBYLLUR KA MBI 300 METRA KATROR, ME 7 VIJA TË ZJARRIT ME QARKULLIM TË AJRIT PREJ MBI ???? METRA KUB PËR SEKOND.

HAJDE, VENTILOJE STRESIN

Poligoni i mbyllur është i rinovuar duke zbatuar nivel të sigurisë dhe shëndetit, edhe përmbi kërkesat aktuale ligjore. Poligoni ka 7 vija të qitjes me gjatësi 25 metra, është i pajisur me pajisje bashkëkohore përmbrojtjen e veshëve dhe syve. Të gjitha aktivitetet në poligon zhvillohen në praninë e instruktorit dhe duke zbatuar rregullat e sigurisë me armë.

Anëtarësimi

Ne ju mundësojmë dy mënyra anëtarësimi

    1. Anëtarësimi vjetor: 30 euro. Vazhdimi i anëtarësimit: 15 euro individual
2. Anëtarësimi afatshkurtër: 5 euro.

Çka përfitoni me anëtarësim? Pasi të anëtarësoheni, ju do të keni mundësinë të shfrytëzoni hapësirën e poligonit (vijën e qitjes), nën mbikëqyrjen e instruktorit dhe në përputhje me rregullat e sigurisë në poligon. Ju do të paguani municionin e shpenzuar, në përputhje me çmimoren aktuale, duke përfshirë edhe zbritjet e mundshme për anëtarët e rregullt. Me anëtarësim, ju nuk fitoni të drejtën e qëndrimit të pambikëqyrur në poligon, as të drejtën përtë sjellë vizitorë të paregjistruar në poligon. Anëtarësimi NUK mundet të kalohet tek personat e tjerë.

RREGULLAT NË HAPËSIRËN E POLIGONIT TË MBYLLUR

  1. Qitje në poligonet civile kanë të drejtë të bëjnë personat fizik të cilët kanë leje të vlefshme për armë, ata të cilët janë në proces të trajnimin praktik, si dhe personat që kanë certifikatë të lëshuar nga organi kompetent për dhënien e provimit profesional për armë përkatëse.
  1. PREJ ÇASTIT QË FUTET NË HAPËSIRËN E POLIGONIT, SECILI ANËTAR ËSHTË I DETYRUAR TË ZBATOJË RREGULLAT E SIGURISË NË POLIGON, SI DHE TË ZBATOJË URDHËRAT E ZYRTARËVE TË POLIGONIT.
  2. Mosrespektimi i kësaj rregulle, do të tërheqë largimin e anëtarit nga hapësira e poligonit, si dhe ndërprerjen e anëtarësisë.
  3. Në hapësirën e poligonit lejohen VETËM ARMËT PËR TË CILAT PERSONI KA LEJEN PËR POSEDIM nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Lejen e Posaçme nga Stacioni Policor përkatës.
  4. Në hyrje të poligonit, anëtari do të kontrollojë armën në vendin e dedikuar për këtë qëllim (burja me zalle) dhe pastaj, do t’ia dorëzojë atë zyrtarit të poligonit.
  5. Nëse anëtari ka sjellë municion me vete, municioni duhet të jetë i kalibrit përkatës dhe të jetë i llojit FMJ. Municioni i dorëzohet zyrtarit të poligonit, së bashku me armën.
  6. NDALOHET FUTJA NË POLIGON e çfarëdo lloji të municionit, i cili, sipas Ligjit për armë, nuk është i lejuar për civilë.
  7. Nëse nuk përmbushë kërkesat nga pikat e mësipërme, anëtari mundet të përdorë armët dhe municionin që janë në dispozicion në poligonin e mbyllur.
  1. Pasi të futet në Zonën e Zjarrit, instruktori do t’ia caktojë anëtarit një kabinë (vijë të zjarrit) dhe brenda kabinës, do t’ia kthejë armën dhe municionin. Anëtari nuk do të lëvizë nga kabina, pa lejen e instruktorit.
  1. Gjatë qëndrimit në vijën e zjarrit, anëtari do të zbatojë KATËR RREGULLAT KRYESORE TË SIGURISË, si dhe do të zbatojë të gjithë urdhrat e instruktorit, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve për mbrojtjen e veshëve dhe syve.
  2. Në poligon nuk lejohet prania e personave që janë nën ndikim të alkoolit, apo substancave tjera. Nuk lejohet prania e grave shtatzëna, apo personave të cilët shqetësohen nga zhurma dhe/apo krisma e armës.
Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
sqAlbanian