Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

Trajnim për Armë Zjarri

Klasat tona themelore të armëve të zjarrit janë të dizajnuara për t'ju mësuar gjithçka që ju nevojitet për të përdorur me siguri një armë zjarri / pushkë.

Ne do t'ju mësojmë sigurinë e armëve të zjarrit, funksionin, qëndrimin, pamjen, ngarkimin, shkarkimin dhe pozicionet bazë. Kjo klasë është ideale për fillestarë, për njerëz që duan të përdorin një armë zjarri për vetëmbrojtje dhe ata që janë duke u përgatitur për kursin e Licencës së Katanës (Kosovë).

Katana ofron instruksionin e armëve të zjarrit në trajnime private dhe grupore. Instruktorët tanë janë të aftë të ofrojnë trajnime profesionale për të siguruar që çdo student të aftësohet në përdorimin e duhur të një arme. Trajnimi ynë do t’ju përgatitë për çdo situatë. Ne ofrojmë të gjitha llojet e kurseve, nga ato themelore, deri në klasa më të avancuara.

Pistoleta është armë e shkurtër, e llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, me numër të ndryshëm të fishekëve brenda karikatorit. Sipas Ligjit për Armë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, vetëm pistoletat gjysmë-automatike lejohen për posedim civil. Në Katana e kuptojmë nevojën për të praktikuar për situata të jetës reale.

Trajnimet tona ju mësojnë njohuritë themelore dhe aftësitë e nevojshme për të operuar në mënyrë të sigurtë me një armë zjarri. Ju do të mësoni teknikën e duhur për të trajtuar armën tuaj të zjarrit, rëndësinë e përshtatjes, reagimit në rast rreziku dhe se si të ngarkoni atë. Trajnimi përfshin mësimdhënie tradicionale në klasë, si dhe praktikë në ambiente të ndryshme.

Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
sqAlbanian