Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

Trajnimet

“KATANA” ËSHTË QENDRA E PARË NË KOSOVË, E LICENCUAR PËR ZHVILLIMIN E TRAJNIMIT ME ARMË PËR CIVILËT, SI DHE TRAJNIMIT THEMELOR DHE TË SPECIALIZUAR TË SHËRBIMEVE PRIVATE TË SIGURISË 

Kurset që zhvillohen në “Katana”, janë në përputhje me ligjet në fuqi, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.  Programet e PSh “Katana”, miratohen dhe akreditohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kurset e PSh “Katana”, janë gjithashtu të dizajnuar që të jenë në përputhje me Standardet Nacionale Profesionale (SNP), që janë në fuqi në Republikën e Kosovës, në sektorin përkatës.

Programet për aftësim profesional të Poligonit të Shenjëtarisë “Katana”  ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes në industrinë e sigurisë private. Kjo industri është e rëndësishme ekonomikisht dhe luan një rol jetësor në ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë së atdheut tonë.

Qendra “Katana” është vendi i duhur edhe për personat të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë eveta, në lëmin e shërbimeve private të sigurisë.

.

Fushat e trajnimeve:

Qendra Trajnuese e Poligonit të Shenjëtarisë “Katana”, ofron kursin themelor profesional, si dhe kurse të specializuara profesionale, sipas planprogrameve të miratuara nga Ministria e Punëve të Brendshme / Departamenti për Siguri Publike / Divizioni për Shërbimet Private të Sigurisë:
– Kursi themelor profesional për ROJE FIZIKE
– Kursi i specializuar profesional për OPERATOR I MBIKËQYRJES ELEKTRONIKE
– Kursi i specializuar profesional për OPERATOR I MBROJTJES SË AFËRT
– Kursi i specializuar profesional për ROJE I TPG-së (Transport i Parave të Gatshme)
– Kursi i specializuar profesional për MENAXHER I SIGURISË

4350

Persona te Trajnuar 

Për të vijuar kurset e sipërpërmendura, duhet plotësuar kushtet e parapara me Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë. Megjithëse dokumentacioni përkatës nuk kërkohet për regjistrimin e kursit, ato do të kërkohen me rastin e aplikimit për licencim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Neni 16

Kushtet për të gjithë punëtorët e sigurimit
Çdo kush që posedon licencë duhet t’i plotësojë këto kushte:
1.1. të ketë aftësi fizike dhe mendore të kryejë detyrat e veta;
1.2. të ketë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare;
1.3. të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
1.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin themelor profesional dhe posedon certifikatën të cilën e dëshmon;
1.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent;
1.6. të ketë kaluar me sukses verifikimin e së kaluarës.

Neni 18

Kushtet shtesë për licencimin e punëtorit të specializuar të sigurimit
Përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji, operatori i mbrojtjes së afërt duhet të plotësojë edhe këto kushte:
1.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare;
1.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë;
1.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm;
1.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për operator të mbrojtjes së afërt,
dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë;
1.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent;
1.6. të plotësojë kriteret relevante në pajtim me Ligjin për armë.

2.Përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, roja e TPG-së, duhet të
plotësojë edhe këto kushte:

2.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare;
2.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë;
2.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm;
2.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për roje të TPG-së, dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë;
2.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent;
2.6. të plotësojë kriteret relevante në pajtim me Ligjin për armë.
3. Përveç plotësimit të kushteve e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, mbajtësi i qenit duhet të plotësojë edhe këto kushte:
3.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare;
3.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë;
3.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm;
3.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për mbajtës të qenit dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë;

3.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent;
4. Përveç plotësimit të kushteve e përcaktuara në nenin 16 të këtij ligji, operatori i mbikëqyrjes elektronike duhet të plotësojë edhe këto kushte:
4.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare;
4.2. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm;
4.3. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për operatorin e mbikëqyrjes elektronike dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë;
4.4. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent;
5.Përveç plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji, menaxheri i sigurimit/zyrtari në detyrë duhet të plotësojë edhe këto kushte:
5.1. të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjeçare;
5.2. të ketë tri (3) vjet përvojë pune në fushën e sigurisë;
5.3. të ketë përfunduar shkollimin e mesëm;
5.4. të ketë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për menaxher të sigurimit/zyrtar në detyrë dhe të posedojë certifikatën që e dëshmon këtë;
5.5. të ketë kaluar me sukses provimin e organizuar nga organi kompetent;
Ju mirëpresim

Garantimi i cilësisë

Specifikimi i kualifikimeve të ofruara nga PSh “Katana”, përcakton standardet që duhet t’i arrijë kandidati, në mënyrë që t’i lëshohet certifikata përkatëse.
PSh “Katana” zbaton procesin për garantimin e cilësisë, i cili është i dizajnuar për të siguruar që këto standarde zbatohen nga të gjithë vlerësuesit dhe monitoruesit. Ky rezultat arrihet përmes verifikimit të brendshëm (rishikimi dhe verifikimi i vendimit të vlerësuesit) dhe verifikimit të jashtëm (vlerësimi i brendshëm shqyrtohet nga verifikues të jashtëm, ekspertë të fushës përkatëse)
Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
sqAlbanian