Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

POLIGONI I HAPUR

Poligoni ynë i hapur i qitjes – mundësi për të kaluar një ditë atraktive në natyrë

POLIGONI YNË I hapur JU MUNDËSON

Që nga viti 2010, ky është poligoni i parë i hapur në Republikën e Kosovës, në dispozicion për personat fizik me mbi 50 pika të qitjes (prej 5m deri 100m). Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer me shoqatat e gjuetarëve, poligonin jonë, është vendi ku zhvillohen garat e vetme në gjuajtjen e “pëllumbave prej balte” .

RREGULLAT NË HAPËSIRËN E POLIGONIT TË HAPUR

    1. Qitje në poligonet civile kanë të drejtë të bëjnë personat fizik të cilët kanë leje të vlefshme për armë, ata të cilët janë në proces të trajnimin praktik, si dhe personat që kanë certifikatë të lëshuar nga organi kompetent për dhënien e provimit profesional për armë përkatëse
    1. PREJ ÇASTIT QË FUTET NË HAPËSIRËN E POLIGONIT, SECILI ANËTAR ËSHTË I DETYRUAR TË ZBATOJË RREGULLAT E SIGURISË NË POLIGON, SI DHE TË ZBATOJË URDHËRAT E ZYRTARËVE TË POLIGONIT.
    2. Mosrespektimi i kësaj rregulle, do të tërheqë largimin e anëtarit nga hapësira e poligonit, si dhe ndërprerjen e anëtarësisë.
    3. Në hapësirën e poligonit lejohen VETËM ARMËT PËR TË CILAT PERSONI KA LEJEN PËR POSEDIM nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Lejen e Posaçme nga Stacioni Policor përkatës.
    4. Në hyrje të poligonit, anëtari do të kontrollojë armën në vendin e dedikuar për këtë qëllim dhe pastaj, do t’ia dorëzojë atë zyrtarit të poligonit.
    1. Nëse anëtari ka sjellë municion me vete, municioni duhet të jetë i kalibrit përkatës dhe të jetë i llojit FMJ, apo saçmor. Municioni i dorëzohet zyrtarit të poligonit, së bashku me armën.
    2. NDALOHET FUTJA NË POLIGON e çfarëdo lloji të municionit, i cili, sipas Ligjit për armë, nuk është i lejuar për civilë.
    3. Nëse nuk përmbushë kërkesat nga pikat e mësipërme, anëtari mundet të përdorë armët dhe municionin që janë në dispozicion në poligonin e hapur.
    1. Pasi të futet në Zonën e Zjarrit, instruktori do t’ia caktojë anëtarit një kabinë (vijë të zjarrit) dhe brenda kabinës, do t’ia kthejë armën dhe municionin. Anëtari nuk do të lëvizë nga kabina, pa lejen e instruktorit.
    1. Gjatë qëndrimit në vijën e zjarrit, anëtari do të zbatojë KATËR RREGULLAT KRYESORE TË SIGURISË, si dhe do të zbatojë të gjithë urdhrat e instruktorit, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve për mbrojtjen e veshëve dhe syve.
    2. Në poligon nuk lejohet prania e personave që janë nën ndikim të alkoolit, apo substancave tjera Nuk lejohet prania e grave shtatzëna, apo personave të cilët shqetësohen nga zhurma dhe/apo krisma e armës.  
Poligoni është i hapur gjatë gjithë vitit, për të mos lejuar të ju mungojmë klientëve tanë!
Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
sqAlbanian