Close
360 Obiliq, 15000, Kosovë Rruga: ‘Hasan Prishtina’
+383 (0) 49 393 198 info@shootingrange-katana.com
Open hours: E hënë - E premte 08.00 - 22:00 /E shtunë: 12:00 deri 20:00

Trajnim për Operator
të Mbrojtjes së Afërt

Programet për aftësim profesional të Poligonit të Shenjëtarisë “Katana” ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes në industrinë e sigurisë private

Trajnimi për Operator të Mbrojtjes së Afërt është trajnim i specializuar profesional, i paraparë me Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë, për të gjithë personat të cilët synojnë të ushtrojnë këtë veprimtari, në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ky trajnim përfshin edhe aftësimin e vijuesve në përdorimin e armës, sipas Ligjit për Armë.

Është e domosdoshme që kandidatët të njoftohen me kornizën ligjore, si dhe kërkesat materiale, që janë të nevojshme për të vepruar në këtë industri. Kandidatët duhet të  kuptojnë edhe çështjet shëndetësore dhe të sigurisë personale, në mënyrë që të krijohen përvojat dhe praktikat e punës së sigurtë, si dhe që të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë sa më efikase gjatë tërë kohës sa janë në detyrë.

Operatorët e Mbrojtjes së Afërt mund të gjenden në situata kur duhet të qetësojnë persona agresiv. Kandidati duhet të zhvillojë shkathtësitë e menaxhimit të konfliktit, si mënyrë kryesore e përballjes me sjelljet agresive. Kandidati duhet të mësojë procedurat dhe parimet që duhet të zbatohen në rast të përballimit me personat agresiv, në mënyrë që të mos shkelin ligjin.


Në Kosovë, punëtorët e sigurimit të personave janë ende jashtë kompanive private të sigurimit dhe shumica e tyre nuk kanë trajnimin përkatës për detyrat që i kryejnë. Ligji për Sigurinë Private mëton ta ndryshojë këtë gjendje, për të mirën e atyre që i kryejnë këto detyra, atyre që i shfrytëzojnë shërbimet e tyre si dhe për të mirën e sigurisë së përgjithshme.

Qëllimi ynë është të krijohet dhe të mirëmbahet ambienti i sigurtë në të cilin personi i siguruar mund të jetojë dhe të punojë në kushte të rrezikut minimal si dhe vijuesit e kursit të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi themelore, që do t’u mundësoj atyre që në kohë të analizojnë, përgjigjen dhe neutralizojnë kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen personit të siguruar.

Programi do të:

  • cilësojë, përmirësojë dhe shtojë aftësitë taktike dhe operative të atyre që dëshirojnë të punojnë si punëtor të sigurimit,
  • aftësojë kursantët që të grumbullojnë, analizojnë dhe vlerësojnë informatat që kanë të bëjnë me personin e siguruar dhe rreziqet që i kanosen,
  • njoftojë kursantët me profilet dhe veprimet e rëndomta të sulmuesëve.
  • aftësojë kursantët që të integrojnë të gjitha elementet e misionit mbrojtës në një operacion pune në teren.

Programet arsimore-trajnuese të Poligonit të Shenjëtarisë “Katana” marrin parasysh gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, zhvillimet botërore në sferën e sigurisë, trendet e kërcënimeve dhe rreziqet që i kanosen personave të cilët kanë nevojë për sigurim të veçantë trupor.


Duke pasur parasysh aktualitetin, programi për punëtorët e sigurimit, është i ndarë në dy kategori:

  • Truproje individuale 
  • Truproje ekipore
Telefon: +383 (0) 49 393 198
Fiks: 049/505-301, 038560515.
Rruga: ‘Hasan Prishtina’
360 Obiliq, 15000, Kosovë
sqAlbanian